Lajmet e fundit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha sot se pajtohet me presidentin amerikan Donald Trump se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë "e vrazhdë, madje edhe brutale" në luftën kundër terrorizmit dhe Shtetit Islamik.
Tusk tha se terrorizmi ka qenë një nga temat më të rëndësishme në mes të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Trump në Bruksel, sidomos pas sulmit të kryer në Manchester, raporton AP, përcjellë Klan Kosova.