Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Mustafa ka thënë se të dy kanë theksuar përkrahje për liberalizimin e vizave dhe proceset integruese të Kosovës dhe kanë vlerësuar zhvillimet pozitive në drejtim të fuqizimit të rendit dhe ligjit, transmeton Klan Kosova.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se është takuar me kongresistin amerikan, Eliot Engel, si dhe përfaqësuesen e USAID-it për Evropën dhe Euroazinë, Margot Ellis.