Lajmet e fundit

Një foshnje 5 muajshe u operua për herë të parë në kardiokirurgji në QKUK.
Intervenimi tek kjo paciente u bë nga ekipi i përbashkët i mjekëve nga Kosova dhe Turqia.
Mjekët nga këto dy vende kryen edhe mbi 70 operime tjera në kardiokirurgji dhe në kirurgjinë e fëmijëve gjatë javës së shëndetësisë Kosovë-Turqi, njofton Klan Kosova.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani u dërgoi dhurata të gjithë fëmijëve që u operuan në kuadër të kësaj Jave të Shëndetësisë nga dita e hënë.
Veç ndihmës, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë dhanë edhe lëvdata për doktorët kosovar.
Kronikë nga Halil Berisha.