Lajmet e fundit

Parlamenti në Turqi ka aprovuar ligjin përmes të cilit anëtarët e parlamentit nuk do të kenë imunitet ndaj ndjekjeve penale, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Përmes miratimit të këtij ligji lehtësohet rruga për gjykimin e ligjvënësve pro-kurd.
376 deputet nga totali prej 550 anëtareve të parlamentit kanë votuar në favor të draft ligjit të propozuar nga qeveria. Tani ka mbetur që të ratifikohet nga presidenti.
Ky amendament është propozuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pas akuzave të presidentit ndaj partisë pro-kurde, për lidhje me rebelët kurd dhe veprimet e tyre.