Lajmet e fundit
Rreth 53 milionë e 765 mijë e 231 zgjedhës në Turqi sot kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes këtyre zgjedhjeve pritet të zgjidhen deputetët e Parlamentit të 25-të të Republikës së Turqisë.

Në Turqi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 sipas orës lokale dhe pritet të mbyllen në orën 17:00, po sipas orës lokale.
Rreth 53 milionë e 765 mijë e 231 zgjedhës në Turqi sot kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes këtyre zgjedhjeve pritet të zgjidhen deputetët e Parlamentit të 25-të të Republikës së Turqisë, transmeton shekulli.com.al.
Anadolu Agency raporton se, sipas Komisionit të Lartë Zgjedhor nuk ka pasur probleme gjatë hapjes së qendrave të votimit këtë mëngjes, duke u hapur në përputhje me ligjin.
Në këto zgjedhje garojnë 20 parti politike, ku mes tyre janë partia në pushtet AK Parti, partitë opozitare CHP dhe MHP si dhe HDP (Partia Kurde) e cila futet për herë të parë në këto zgjedhje si parti.