Lajmet e fundit

Shërbimi i Inteligjencës së Turqisë ka spiunuar mbi qindra njerëz në Gjermani si të dyshuar se janë pjesë e lëvizjes anti-presidentit Erdogan.
Krejt kjo u bë e ditur pasi kreu i Shërbimit të Inteligjencës i dorëzoi një listë homolgut të tij gjerman Bruno Kahl.
Mediat gjermane raportojnë se përpos adresave dhe numrave të telefonit, shefi i Inteligjencës turke i ka dorëzuar homologut gjerman edhe fotografi, transmeton Klan Kosova.
Të dyja vendet tashmë janë të përfshirë në një “konflikt” mbi referendumin turk.
Autoritetet gjermane bashkë me disa shtete të tjera të BE-së kanë ndaluar ministrat turq që të mbajnë mitingje për të bërë fushatë për rritjen e kompetencave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
1.4 milionë turq kanë të drejtë të marrin pjesë në referendumin e 16 prillit.