Lajmet e fundit

Gjate ditës së sotme në Turqi do të organizohen ngjarje të ndryshme për të shënuar njëvjetorin e puçit të dështuar, ku mbetën të vdekur të paktën 260 persona ndërsa 2,196 të tjerë u lënduan.
Një fraksion i ushtrisë u mundua t’ia marrë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan, mirëpo kjo përpjekje dështoi.
Që nga tentimi për grusht shtet, qeveria ka larguar më shumë se 150,000 punonjës nga institucionet shtetërorë në një përndjekje e cila po vazhdon edhe në një vjetorin e kësaj ngjarje.
Turqia nuk ka pranuar asnjë kritikë me arsyetimin që duhet të çrrënjosjen të gjithë mbështetësit e puçit.
Megjithatë ky spastrim, bashkë me 50,000 arrestimet e realizuara në këtë periudhë, ka tronditur opozitën.