Lajmet e fundit

Këtë të diel ka nisur votimi i një referendumit të rëndësishëm në Turqi, me anë të së cilit do të përcaktohet nëse presidentit Tayyip Erdogan do t’i ipen kompetenca të thella.
Erdogan është duke provuar për ta zëvendësuar sistemin parlamentar të Turqisë në sistem ekzekutiv presidencial, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Mbështetësit e kësaj ideje thonë se ajo do ta zhvillojë dhe modernizojë shtetin, kurse kundërshtarët kanë frikë se ajo do të dërgojë në një autoritarizëm më të madh.
Një ‘po’ në këtë referendum do të nënkuptonte edhe mbetjen e Erdogan në zyrë deri në vitin 2029.
Rreth 55 milionë njerëz kanë të drejtë vote në 167 mijë qendra votimi, kurse rezultate do të shpallen në mbrëmje.
Sondazhet deri tash tregojnë se shumica e votuesve do t’i thonë ‘po’ referendumit.