Lajmet e fundit

Turqia ka larguar 24 kryetarë të komunave të akuzuar për lidhje me luftëtarët separatist Kurd, kështu duke i zëvendësuar ata me persona të besuar të caktuar nga qeveria shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Këta kryetarë të komunave janë suspenduar nga postet e tyre nën dyshimin që janë të lidhur me Partinë e Punëtoreve Kurd (PKK), grup ky i cili është duke zhvilluar një kryengritje vdekjeprurëse në jug-lindje që nga viti 1984, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Ndërsa katër të tjerë janë larguar nga postet e tyre për shkak të dyshimin për lidhje me Fethullah Gulen, ish aleat i presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tashmë është i akuzuar për grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut.
28 kryetarët e larguar janë zëvendësuar ditën diel me persona të caktuar nga qeveria.