Lajmet e fundit

Turqia ka kundërshtuar Rusinë për pretendimin e saj se Ankaraja ka rrëzuar një aeroplan rus në mënyrë që të mbrojë tregtinë e saj të naftës me Shtetin Islamik.
‘’Nëse ju pretendoni dicka atëherë duhet ta vërtetoni apo dëshmoni atë’’, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Kështu ai iu përgjigj akuzës nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili gjithashtu tha se rrëzimi i avionit në javën e kaluar ishte një ‘’gabim i madh’’, transmeton Klan Kosova.
Qeveria turke ka refuzuar të kërkojë falje për incidentin.