Lajmet e fundit

Zyrtarët turk kanë dhënë më shumë detaje për Ibrahim Bakraoui i cili është një prej sulmuesve kryesor në Bruksel, i cili është depërtuar nga Turqia për në Belgjikë në verën e vitit 2015, transmeton Klan Kosova.
Bakraoui kishte arritur në Antali, që është një destinacion turistik, në korrik të vitit 2015. Ai ishte arrestuar një javë më vonë nga Gaziantep nga forcat turke të sigurisë. Belgjika ishte informuar për arrestimin e tij më 14 korrik dhe autoritetet belge kishin thënë se e kanë liruar atë më 20 korrik për shkak se nuk i kishin gjetur ndonjë lidhje me terrorizmin. Turqia i kishte shkruar prapë Belgjikës për t’i paralajmëruar se ai ishte konsideruar si një luftëtar i huaj me lidhje me Sirinë.
Bakraoui është dëbuar për në Holandë me kërkesën e tij dhe që nga atëherë Belgjika nuk e ka kërkuar ekstradimin e tij dhe ai ishte i lirë të udhëtonte kudo nëpër Bashkimin Evropian.Turqia e kishte informuar qeverinë në Belgjikë dhe Holandë në lidhje me statusin e tij.
Turqia për momentin i’u ka ndaluar hyrjen rreth 38 mijë individëve nga 128 shtete të botës dhe ka depërtuar më shumë se 3,200 individë.