Lajmet e fundit

Të ndarë në grupe e kalonin ilegalisht kufirin, emigrantët që dilnin nga Turqia në Greqi nëpërmjet lumit Evros.
Fluksi i tyre u rrit pasi turqit hapën kufijtë perëndimorë për të lejuar largimin e refugjatëve.
Sipas autoriteteve greke vetëm në mëngjesin e së dielës kanë arritur 390 migrantë, disa prej tyre u arrestuan nga policia e ushtria greke pasi kaluan kufirin ilegalisht.
Pavarësisht sfidave, refugjatët thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.
Sipas Kombeve të Bashkuara janë të paktën 13 mijë njerëz që u grumbulluan në kufirin tokësor të Turqisë me Greqinë.
Gjatë së shtunës policia greke përdori edhe gazlotësjellës për të parandaluar përpjekjet e turmës për të kaluar ilegalisht kufirin.
Ky vendim nga shteti turk u morr pas një sulmi ajror ku u vranë 33 trupa turke në Siri të enjten, e ku më pas u deklarua se më nuk janë në gjendje të mbajnë refugjatë.
Kronikë e gazetares Qendresa Bellagoshi.