Lajmet e fundit

Njësitë e tankeve të Turqisë kanë hyrë në Siri si pjesë e një operacioni ushtarak që po ashtu është mbështetur nga SHBA-të, për të pastruar kufijtë e vendit nga militantët e Shtetit Islamik.
Sipas mediave turke, operacionet kanë filluar në Jarablus, në qytetin sirian në kufi me Turqinë.
Forcat speciale turke kanë kaluar kufirin siriano-turk dhe kanë hyrë në Jarablus në orët e para të së mërkurës.
“Operacioni i cili ka filluar në 4 të mëngjesit, ka për qëllim t’i pastrojë kufijtë rreth Turqisë nga grupet terroriste dhe të rrisë sigurinë kufitare”, raporton Agjencia e lajmeve Anadolu, transmeton Klan Kosova.