Lajmet e fundit

Turqia ka bllokuar qasjen në enciklopedinë online Wikipedia, në tërë vendin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarë qeveritarë kanë deklaruar që janë ndërmarrë masa administrative, megjithatë nuk kanë dhënë ndonjë arsye.
Sipas mediave turke, autoritetet kanë kërkuar nga Wikipedia që të largojnë përmbajtjet e shkruar që mbështesin terrorin.
Turqia edhe në të kaluarën ka bllokuar përkohësisht rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter, zakonisht pas protestave apo sulmeve terroriste.