Lajmet e fundit

Policia turke ka arrestuar 235 persona nën dyshimet se kanë vepruar në emër të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit .
Të arrestuarit janë zyrtarë nga kurd Partia kryesore Popullore Demokratike (HDP).
Arrestimet vijnë dy ditë pas sulmit të dyfishtë me bomba pranë një stadiumi futbolli në Stamboll ku u vranë 44 persona.
Në një deklaratë të ministrisë së brendshme thuhet se operacioni i ka mbuluar 11 provinca në të gjithë Turqinë nga veriperëndimi në juglindje, dhe në shënjestër ishin persona të dyshuar për "përhapjen e propagandës së grupit terrorist", raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Nuk është e qartë nëse arrestimet e së hënës ishin të lidhura me sulmet me bomba të së shtunës.