Lajmet e fundit

Në distriktin Başkale, Van, janë kapur 43 migrantë të paligjshëm, të cilët në Turqi kanë hyrë në mënyrë ilegale, shkruan AA, përcjell Klan Kosova.
Zyrtarët e sigurisë deklaruan se në lagjen Kaskol, afër kufirit me Iranin kanë ndaluar një grup migrantësh që ecnin në këmbë. Gjatë kontrollit, u vërtetua se migrantët, në mesin e të cilëve nëntë fëmijë, me origjinë nga Afganistani dhe Pakistani, në vend kanë hyrë në mënyrë ilegale. Pjesëtarët e forcave të sigurisë u ofruan ndihma në formë ushqimi dhe uji, ndërsa më pas iu nënshtruan kontrollit mjekësor. Migrantët më pas iu dorëzuan Drejtorisë për migracion në Van.