Dhjetë persona kanë vdekur pasi një ventilator oksigjeni (respirator) ka shpërthyer në një spital që trajton pacientët me COVID-19 në jug të Turqisë.
Këtë e konfirmoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova
"Numri i jetëve të humbura u rrit në 10. Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe familjarëve u shpreh ngushëllimet", tha ministri Koca në një postim në Twitter.
Kujtojmë se zjarri kishte shpërthyer dje në orët e para të mëngjesit në njësinë e kujdesit intensiv për COVID-19 të spitalit si pasojë e pajisjes së oksigjenit me rrjedhje të lartë dhe nga ndikimi i sistemit të oksigjenit.
https://klankosova.tv/turqi-shperthen-respiratori-vdesin-nente-paciente-me-covid-191/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.