Lajmet e fundit

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se deri tani 161 persona llogariten të vdekur nga tentimi për grusht shteti, transmeton Klan Kosova.
Ai më tutje ka deklaruar se janë arrestuar 2839 ushtarë të dyshuar për përfshirje në pucin e së premtes mbrëma, ndërsa 1440 persona janë lënduar.
Këto komente Yildirim i ka bërë në pallatin Cankaya, me në krah gjeneralin Hulusi Akar, që mbahej peng gjatë tentimit për grusht shteti.