Lajmet e fundit

Policia turke ka arrestuar sot 57 ish-punonjës të Bursës së Stambollit për lidhje të dyshuara me imamin Fethulah Gulen, që Ankaraja akuzon për organizimin e një grushti shteti të dështuar ushtarak në korrik të vitit të kaluar.
Mediat shtetërore turke raportojnë se bastisjet janë kryer në agim në gjashtë provinca, 70 shtëpi janë kontrolluar, dhe prokuroria ka lëshuar më shumë se 100 urdhërarreste, transmeton Klan Kosova.