Lajmet e fundit

Justin Bieber ka njoftuar zyrtarisht se ai është i gatshëm për turneun e tij që do të mbahet vitin e ardhshëm për të promovuar albumin më të ri “Purpose”.
Këngëtari 21 vjeçar lajmin për turne për fansat e tij e ka dhënë në njërin nga emisionet e The Ellen DeGeneres Show, transmeton Klan Kosova.
Për fat të keq ai nuk i kujtojë detajet rreth këtij turneu.
“Kjo është e vetmja gjë që duhet ta kujtoja, dhe unë nuk po e mbaj në mend”, tha Justin. “Ju mund të klikoni në faqën time. Jam këtu për të promovuar albumin dhe turneun”.
Për fat të mirë, një grafik në ekran tha se turneu do të nis më 9 mars dhe biletat do të dalin në shitje javën e ardhshme.