Lajmet e fundit

Koncerti i Kanye West u anulua për shkak të turmave të rrezikshme, ka konfirmuar Webster Hall në llogarinë e tyre në twitter, transmeton Klan Kosova.
Kanye West mund të interpretojë “Life of Pablo” në 2 të mëngjesit diku në New York në orët e para të së hënës.
Edhe Kim Kardashian, bashkëshortja e këngëtarit, postoi në Instagram fotografinë e turmës duke shkruar: “Nata e kaluar ishte e çmendur, Kanye dëshironte shumë që ai të performonte dhe me të vërtetë u përpoq shumë, por e gjithë kjo doli jashtë kontrollit. Ai ka fansat më të mirë në botë dhe ju falënderon të gjithëve që keni ardhur”.
Lajmi vjen menjëherës pasi koncerti i artistit 38 vjeçar në “Governor’s Ball” u anulua për shkak të shiut.
https://www.instagram.com/p/BGTR-R2GgZd/?taken-by=virgilabloh