Lajmet e fundit

Rusin e priti me maskë, e disi më ftohtë, ndërsa ukrainasin pa mburojë e goxha më miqësisht.
Nuk dihet nëse kjo ishte arsyeja, por Mevlut Cavushoglu nuk ia doli t’i bëjë homologët e tij nga Moska e Kievi ta ndërpresin luftën që nisi më 24 shkurt, përcjell Klankosova.tv.
Dmytri Kuleba i Ukrainës tha se Sergei Lavrov i Rusisë kërkoi shumë.
"Ata kërkojnë një dorëzim nga Ukraina. Kjo nuk është ajo që do të marrin. Ukraina është e fortë, Ukraina po lufton" deklaroi Kuleba.
Rusi bëri me faj shtetet perëndimore se me mercenarë e ndihma ushtarake, që po ia japin me armë Ukrainës, e rrezikojnë rajonin dhe më gjerë. Ai akuzoi Kievin për mashtrime e shtrembërime të fakteve të, siç e quajti, operacionit ushtarak.
"Ne shpjeguam se çfarë masash po ndërmerr ushtria jonë në terren për të ndihmuar në zbutjen e jetës së civilëve, të cilët, në masë të madhe, janë pengje dhe po përdoren si mburojë njerëzore nga të ashtuquajturat batalione vullnetare dhe forca të ashtuquajturës mbrojtje territoriale,” tha kryediplomati rus.
Lavrov tha se përplasja e Rusisë me Perëndimin, për Ukrainën, nuk nxit luftë bërthamore.