Lajmet e fundit

Një turist kosovar i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det.
Siç mësohet, kosovari me inicialet Gj.B, 53 vjeçar i është bashkuar një turneu me jaht në det. Pak kohë më vonë, është vërejtur Brahaj i palëvizhmën në det, me ç'rast është nxjerrë sërish në jaht.
Ai ndërroi jetë rrugës duke u dërguar në spital nga ekipet e emergjencës.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë është bërë autopsia e tij, ndërkaq kufoma e tij do të dërgohet me avion në Kosovë.