Lajmet e fundit

Një 36 vjeçar nga Tunizia është i dyshuar për rekrutim të anëtarëve të ISIS-it për disa sulme terroriste në Gjermani.
Ai është një nga 16 personat e arrestuar në qendër të Hesse në Gjermani, derisa 1100 policë kanë bastisur shtëpi, biznese dhe xhamia.
I njëjti person kërkohet edhe nga autoritetet tuniziane për një sulm terrosit në muzeun Bardo në Tuniz, transmeton Klan Kosova.
Në sulmin në muajin mars të vitit 2015 kishit vdekur 21 turistë, dhe një tunizian. Shumë nga viktimat ishin britanikë, japonezë, franceze, italianë dhe kolumbianë.