Lajmet e fundit

Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid, ka vendosur që të rrisë masat e sigurisë, pas një sulmi në një plazh ku mbetën të vrarë 38 persona, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka deklaruar se do t’i mbyllë të gjitha xhamitë që nuk veprojnë komfor ligjeve. Rreth 80 xhami janë deklaruar të mbyllura.
Autoritetet kanë thënë se shumica e viktimave ishin britanikë ndërsa personi i armatosur është qëlluar për vdekje.
Zyrtarët tunizianë kanë bërë të ditur se sulmin e ka kryer një student, i panjohur më parë nga autoritetet.
Tunizianë, gjermanë, francezë, belgë, dhe një qytetar irlandez ishin në mesin e të vrarëve nga sulmi, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë Shteti Islamik.