Lajmet e fundit

Tuna duket se ka haruar çdo gjë nga ish partneri, madje do të donte edhe ta zhdukte këngën e fundit me të. Për këtë gjë ajo duket se është mjaft e prerë, e ndërsa së shpejti ajo do të sjellë edhe një fëmijë.
Tuna deklaroi se do të donte ta zhdukte këngën “Holla”. E pyetur nga IN Tv, në prapaskenat e “Këngës Magjike”, se cila është kënga që do të donte ta zhdukte nga repertori, këngëtarja pohoi se do të ishte pikërisht ajo.
Këngëtarja e arsyeton me faktin se nuk e pëlqen më. “Sepse nuk më pëlqen!”, tha ajo. Pas suksesit të “Feniks”, asokohe çift, Tuna e Cozman publikuan në 2015-ën një bashkëpunim të dytë, i cili nuk arriti të thyente rekordin e të parit. /albeu.com/