Lajmet e fundit

Thomas Tuchel nuk do të jetë trajneri i ri i Arsenalit siç raportohej më parë nga disa mediume.
Ai në të vëretetë, nëse është për t’u besuar Sport Buzzer, do të bëhet trajner i Paris Saint-Germain.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka refuzuar që të bëhet trajner i Bayern Munchen-it, duke bërë që shumë të besojnë se ai po shkon në Emirates Stadium.
Sidoqoftë, ky opsion është fishkur, pasi që PSG duket të jetë destinacion i tij më i mundshëm.