Lajmet e fundit

Kryeministri grek, Alexis Tsipras të martën do të arrijë për vizitë oficiale në Shkup.
Sipas agjendës, Cipras do të arrijë në aeroportin e Shkupit më 2 Prill në mëngjes, nga ku do të niset për në godinën qeveritare, ku do të organizohet ceremoni oficiale për nder të arritjes së tij.
Pastaj parashikohet takim privat me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe takim me Këshillin për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë,transmeton agjencia e lajmeve grek ANA-MPA, përcjell Alsat-M..
Në fund të dy kryeministrat do të japin deklaratë për mediet. Agjenda parasheh që Cipras të takohet edhe me krye parlamentarin Talat Xhaferi.