Lajmet e fundit

Udhëheqësi i krahut të majtë Syriza në Greqi, Alexis Tsipras ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të një koalicioni me rivalin e tij kryesor nëse ai fiton zgjedhjet e së dielës.
Gjatë debatit me udhëheqësin e Demokracisë së Re së qendrës së djathtë Vangelis Meimarakis, Z. Tsipras tha se një qeveri e tillë do të ishte e "panatyrshme".
Ai ka kërkuar një shans të dytë për të vazhduar të luftojë kundër varfërisë dhe korrupsionit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Në debatin prej më shumë se dy orë e gjysmë, lideri i së majtës ka qenë fitues i mbrëmjes me qetësinë e maturinë e tij dhe me sinqeritetin për të pranuar edhe gabimet që ka bërë nga mungesa e eksperiencës dhe e situatës së vështirë gjatë negociatave.