Lajmet e fundit

Kryeministri grek Alexis Tsipras, ka premtuar se qeveria e tij do tu propozojë reforma kredibile kreditorëve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Tspipras këtë deklaratë e ka bërë në një debat në Parlamentin Europian, ku u diskutua për krizën që e ka kapluar Greqinë.
Greqia dëshpërimisht dëshiron një plan të tretë për të shmangur falimentimin dhe gjithashtu për të shmangur largimin nga eurozona.
Qeveria greke ka insistuar se nuk ka asnjë kërcënim sa i përket furnizimeve me ushqim dhe derivate.
Në një deklaratë, Ministri i Ekonomisë dhe Infrastrukturës dhe Turizmit ka thënë se edhe qytetarët grekë edhe turistët që vijnë atje, kanë ushqim të bollshëm dhe çmimet e tyre në treg janë të përballueshme.