Lajmet e fundit

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka hedhur votën e tij.
Në referendumin ku Greqia votohon nëse do t’i pranojnë, ose jo, kushtet e caktuara për t’u larguar nga kriza e thellë që e ka kapluar shtetin grek, Tsipras, ka thënë se demokracia do të vendosë për të ardhmen e vendit.
“Sot demokracia do të jetë determinuese për një të ardhme më të mirë për të gjithë në Greqi, por edhe në krejt Europën”, shkroi Tsipras në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Miliona grekë kanë filluar sot të votojnë në referendumin krucial për të ardhmen e tyre.
Vendvotimet janë hapur në orën 07:00, dhe rezultatet e para priten sonte në mbrëmje.
Tsipras ka qenë konsistent me qëndrimin se në këtë referendum qytetearët grekë duhet t’i refuzojnë kushtet e Trojkës, duke votuar kundër.