Lajmet e fundit

Kryeministri grek Aleksis Tsipras pritet të paraqes propozime të reja në një samit emergjent të eurozonës, përderisa vendi i tij është në rritje të krizës së borxhit.
Plani thuhet se do të përfshijë një kërkesë që borxhin e Greqisë ta shkurtojë deri në 30%, pasi votuesit refuzuan kushtet e ndihmës ndërkombëtare të dielën.
Bankat e Greqisë do të qëndrojnë të mbyllura të martën dhe të mërkuren, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Ministrat e financave të eurozonës do të fillojnë takimin e tyre në Bruksel më vonë të martën përpara një samiti të plotë të liderëve të eurozonës.
Tsipras është i përgatitur për të pranuar shumë nga kërkesat e bëra nga kreditorët e Greqisë, raporton Chris Morris i BBC-së në Athinë.
Por Tsipras gjithashtu dëshiron ndryshime dhe lehtësim të konsiderueshëm të borxhit.
Në qendër të çdo negociate do të jetë Ministri i ri grek i Financave Euklidi Tsakalotos, i cili do të zëvendësojë Yanis Varoufakis të hënën.
Tsakalotos ka pranuar se ai është nervoz dhe i shqetësuar për krizën, por thotë se Greqia ka merituar një marrëveshje më të mirë.
Sidoqoftë, Gjermania ka paralajmëruar më herët kundër çdo shlyerje të pakushtëzuar borxhit të Greqisë, duke thënë se kjo do të shkatërronte monedhën e vetme.
"Unë me të vërtetë shpresoj se qeveria greke, nëse dëshiron të hyjë në negociata përsëri, duhet të pranojë që 18 shtetet e tjera anëtare të euros nuk do mund të shkojnë së bashku me një prerje të pakushtëzuar ," tha Ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel./klankosova.tv