Lajmet e fundit

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras është duke u përballur me një betejë të vështirë që ta fitoj mbështetjen e partnerëve të koalicionit pas ndihmës së tretë të ofruar nga liderët e eurozonës.
Katër pjesë të legjislacionit duhet të kalohen deri në fundin e të mërkurës, përfshirë pensionet dhe reformat në taksa.
Por, ministri i mbrojtjes Panos Kammenos, partner i koalicionit, tashmë ka deklaruar se nuk do t’i përkrah masat e reja të eurozonës.
Nëse marrëveshja dështon, bankat greke do të përballen me kolapsin dhe vendi pastaj do të detyrohet të dalë nga euro.
Ndihma e kreditorëve e kushtëzon Greqinë t’i kaloj të gjitha reformat, përfshirë rishikimin e taksave liberalizimin e tregut më anë të parlamentit deri të mërkurën,shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ministrat e financave prej 28 vendeve të BE-së janë duke zhvilluar një takim këtë të martë në mëngjes në Bruksel, ku do të diskutohet situata në Greqi.