Lajmet e fundit

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thënë se qëndrimi i vendit të tij sa i përket çështjes së Kosovës tashmë është i njohur.
Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Selanik.
"Pozicioni ynë është i bazuar në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, respektimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nevojën për paqe në këtë rajon," tha Tsipras në një konferencë të përbashkët shtypi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova