Lajmet e fundit
Kryeministri grek ka thënë se sanksionet kundër Rusisë për aksionet në Ukrainë, nuk janë produktive.

Është çështje javësh kur Bashkimi Evropian pritet t’i ripërtrijë këto sanksionet kundër Rusisë.
Por kryeminstri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka folur në një konferncë të përbashkët në Athinë me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi thënë që sanksionet sikurse të Luftës së Ftohtë nuk janë zgjidhje, zgjidhja është dialogu”.
Putin ka thënë se nuk do të ketë diskutime për Krimenë, gadishullin ukrainas që u aneksua nga Kremlini në vitin 2014 që bëri BE-në dhe SHBA-në të vendosin sanksione për Rusinë.
“Sa i përket shqetësimit për Krimenë ne e konsiderojmë që kjo është çështje e mbyllur përgjithmonë. Rusian nuk do të kryejë asnjë bisedim për këtë temë”, ka thënë Putin.