Lajmet e fundit

Kjo tryezë u organizua nga Shoqata e Intelektualëve me qëllim që kjo ditë të mos mbetet vetëm një festë simbolike ku grave u dhurohen lule, por të shërbejë edhe për reflektim mbi rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri.
Në panel do të diskutohet për kontributin e grave në fusha të ndryshme si arti, sporti, kultura dhe jeta shoqërore në përgjithësi, raportoi nga vendi i ngjarjes gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.
Me kumtesa në këtë tryezë do të paraqiten Iliriana Pylla, Elizabeta Qarri, Violeta Smajli, Alban Dobruna dhe Agim Jaka. /Klankosova.tv