Lajmet e fundit

Ngrënia e mëngjesit nuk është aspakt e rëndësisë dytësore. Kurrsesi nuk duhet ngrenë me nxitim dhe ngutje, sepse ai shërben për të na dhënë shtytje për gjithë ditën që kemi përpara: një aksiomë e vërtetë për të gjithë, por edhe më shumë për nxënësit e studentët e të gjitha moshave, nisur nga fakti se një mëngjes i mirë ndikon për të marrë nota më të mira. Këtë e konfirmon një recetë e publikuar në Public Economics, sipas së cilës fëmijët dhe të rinjtë në mëngjes që hanë ushqime cilësore duke siguruar një mbështetje të fortë energjitike kanë performancat shkollore më të kënaqshme.
Të dhënat i përkasin një studimi të kryer nga ndikimet e një programi të qeverisë amerikane,School Breakfast Program, i cili prej vitit 1966 parashikon shpërndarjen nëpër shkolla të mëngjeseve të paguara nga shtetet federale: i menduar për fëmijët me gjendje sociale më të dobët dhe në vështirësi më të mëdha ekonomike, programi është zgjeruar ndër vite, por mëngjeset mbeten falas ose me çmim shumë të ulët për fëmijët me familje në gjendje jo të mirë ekonomike. David Frisvold, ekonomist i Tippie College of Business në universitetin e Ajovas (Iowa), i ka krahasuar rezultatet e fëmijëve ku zbatohet ky program dhe të atyre ku ky program nuk vepron: rezultatet tregojnë se fëmijët që kanë mundësi të hanë një mëngjes të mirë janë mbi mesataren e përparimit, sidomos në matematikë, shkenca natyrore e letërsi. Fëmijët që nuk hanë një mëngjes të mirë janë ata që shpesh dremitin në banka. Prandaj është i domosdoshëm një mëngjes sa më i mirë që jep energji të bollshme para se të fillojmë mësimin.
Ja çfarë duhet të kenë në tryezë nxënësit dhe studentët