Lajmet e fundit

Nëse jeni duke qëndruar në hotel dhe nuk mund të gjeni një hapëse të shisheve, dera e dhomës pa dyshim se do t’iu kryejë punë.
S’ka më shishe që rrjedhin
Nëse keni një shishe që rrjedh gjatë tërë kohës, thjesht ngjitni një pecetë ose palomë letre në të.
Fshini secilin qosh të shtëpisë
Ndonjëherë edhe pjesët shtesë të thithësve elektrike ose asaj me vakum nuk mund të arrijnë të pastrojnë në qoshet e shtëpisë.
Por, ne kemi një zgjidhje. Bashkangjitjani mbajtësen e letrës së tualetit thithëses dhe pastroni.
Kapëse për ruajtjen e ushqimeve
Nëse nuk mund të gjeni një kapëse për të ruajtur një pako patatinash të hapura, atëherë mund të gjeni një stilolaps, me siguri në shtëpi.
Mbajtëse e brushave të dhëmbëve
Shpesh herë, hotelet nuk kanë mbajtëse për brushat e dhëmbëve, apo edhe nëse kanë, hezitoni t’i përdorni.
Mund ta shfrytëzoni një gotë plastike si mbajtëse për brushat e dhëmbëve.
Si t’i mbani perdet mbyllur?
https://www.instagram.com/p/oXcZWfE02V/?utm_source=ig_embed
Mund të jetë acaruese kur nuk arrini t’i mbani perdet e mbyllura. Për ta mënjanuar një gjë të tillë, mund të përdorni një varëse rrobash.
Çorape në vend të leckave
Nëse nuk keni leckë pastrimi në shtëpi, mund ta shfrytëzoni një çorape.
Sistem i ujitjes
Ju mund ta krijoni vetë një sistem të ujitjes, që përpos që do të kryejë punën, edhe do t’iu kursejë disa para.
Një kokë dushi e pastër
Vendosni uthull dhe ujë në një qese plastike, të cilën më pas e lidhni rreth kokës së dushit. Lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe më pas largojeni.
Do të keni një kokë dushi krejtësisht të pastër që do të shkëlqejë!