Lajmet e fundit

Forcat ruse po marrin pjesë në operacionet ushtarake në Siri në mbështetje të forcave qeveritare të presidentit, Bashar Al Assad.
Kështu kanë bërë të ditur për Reuters, tri burime libaneze që drejtpërsëdrejti janë të lidhura me situatën politike dhe ushtarake në shtetin sirian.
Ndërkohë këto informacione i kanë konfirmuar edhe ShBA-të, zyrtarë të së cilës kanë deklaruar se forcat ruse kanë dërguar tanke dhe avione mallrash gjatë ditëve të fundit, përcjellë Klan Kosova.
[caption id="attachment_124175" align="alignnone" width="403"]
Election poster of Syria's President Bashar al-Assad and a photo of Russian President Vladimir Putin (R) are seen on a car at al-Qardahah town near Latakia city May 26, 2014. REUTERS/Khaled al-Hariri[/caption]
Për arsye se Rusia mbështet ushtrinë e presidentit sirian, Amerika ka ngritur shqetësimet e saj duke kërkuar nga shteti Rus që të tërhiqet nga Siria.