Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se është arritur "përparim i madh" mbi Ukrainën gjatë bisedimeve midis të dërguarit të tij, Steve Witkoff, dhe oresidentit rus Vladimir Putin.
Trump gjithashtu e përshkroi takimin si "shumë produktiv" në një postim në platformën e tij Truth Social.
Kremlini më parë lëshoi një deklaratë të paqartë në lidhje me bisedimet, me ndihmësin e politikës së jashtme Yuri Ushakov që tha se të dy palët kishin shkëmbyer "sinjale" si pjesë e bisedimeve "konstruktive" në Moskë.
Ai tha gjithashtu se Rusia dhe SHBA-të kishin diskutuar mundësinë e bashkëpunimit strategjik - por refuzuan të ndanin më shumë derisa Witkoff të kishte informuar presidentin e SHBA-së.
Takimi erdhi disa ditë para afatit të fundit të Trump për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trump tha se kishte informuar disa nga aleatët evropianë të Amerikës pas bisedimeve.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.