Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se kishte zhvilluar bisedime me udhëheqësit e Kamboxhias dhe Tajlandës, ndërsa të dy vendet kërkonin një "armëpushim të menjëhershëm" pas përplasjeve kufitare.
Në fillim të një vizite private në fushat e tij të golfit në Skoci, presidenti amerikan shkroi në Truth Social se të dy kombet "kanë rënë dakord të takohen menjëherë dhe të punojnë shpejt për një Armëpushim dhe, në fund të fundit, PAQE!".
Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, konfirmoi "se në parim, pala tajlandeze ra dakord për armëpushimin".
Por ai tha se Tajlanda "do të donte të shihte sinqeritetin e palës kamboxhiane në këtë çështje", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën 33 ushtarë dhe civilë janë vrarë, ndërsa mijëra shtetas tajlandezë dhe kamboxhianë janë zhvendosur që nga shpërthimi i luftimeve më 24 korrik.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.