Lajmet e fundit

Donald Trump ka fituar edhe dy shtete, Michigan dhe Mississippi, në garën e tij për të qenë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.
Në garën e demokratëve, Bernie Sandres shënoi fitore në Michigan, por Hillary Clinton e zgjeroi epërsinë me një fitore të madhe në Mississippi, transmeton Klan Kosova.
Ted Cruz fitoi në Idaho - ku u votua vetëm për republikanët, ndërsa rezultatet e votave në Hawaii do të dalin më vonë.
Këto shtete janë ato të radhës që zgjedhin kandidatët e tyre nga secila parti, për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në nëntor.
Mbrëmja e së martës ishte e tmerrshme për Senatorin Republikan Marco Rubio, që doli i katërti edhe në Michigan edhe në Mississippi, një javë një javë para garës që duhet ta fitojë në shtetin e tij.