Lajmet e fundit

Donald Trump ka uruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për fitoren e tij në referendumin e ditës së diel, përmes të cilit Erdogan ka më shumë kompetenca, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Përmes një telefonate presidenti amerikan gjithashtu ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen që i kishte dhënë Amerikes në lidhje me sulmin ajror në një bazë në Siri më 7 prill.
Në referendumin e zhvilluar në Turqi, 51.4% të votuesve kishin votuar për ndryshimet kushtetuese.
Erdogan ka refuzuar të pranoj kritikat nga monitorues ndërkombëtare që kanë thënë që këto votime janë zhvilluar pas një kampanje jo të barabarte.