Lajmet e fundit
Në të parën intervistë pasi mori detyrën, presidenti i ShBA-së ka thënë se duhen kthyer në funksion disa metoda të marrjes në pyetje - të cilat nga shumica e botës konsiderohen si torturuese

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se beson që "tortura jep rezultate", duke theksuar se "zjarri duhet luftuar me zjarr".
Trump ka thënë se grupet terroriste që presin koka në Lindjen e Mesme nuk janë në nivel të barabartë me Amerikën, transmeton Klan Kosova.
Por ai ka shtuar se do të konsultohet me sekretarin e mbrojtjes, James Mattis dhe drejtorin e CIA, Mike Pompeo, dhe nëse ata nuk duan ta bëjnë këtë gjë, është në rregull.
Të dy kanë thënë ese janë kundër përdorimit të një varg metodash marrje në pyetje, duke i konsideruar formë torture.