Presidenti amerikan, Donald Trump foli për Jimmy Kimmel gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me Kimmel dhe lirinë e fjalës, Trump thotë: "Jimmy Kimmel u shkarkua sepse kishte vlerësime të dobëta.
Ai u shkarkua për mungesë talenti”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trump shtoi se po ashtu Kimmel "tha një gjë të tmerrshme për një zotëri të shkëlqyer të njohur si Charlie Kirk" dhe se ai duhej të ishte shkarkuar "shumë kohë më parë".
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.