Lajmet e fundit

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump ka bërë thirrje për unitet kombëtar në një adresim për Ditën e Falënderimeve, shkruan BBC.
Ai ka thënë se kampanja zgjedhore ka qenë “e gjatë dhe shtypëse” dhe se emocionet në vend kanë qenë të ngritura.
Ka ardhur koha, ka thënë ai, “që të fillojmë të shërojmë ndarjet tona, por që ka shtuar se “tensionet nuk kalojnë brenda një nate”.
Më parë, Trump kishte paralajmëruar se në kabinetin e tij do të emëronte dy gra, që të dyja kritike të ashpra në fushatën presidenciale.
Në adresimin për Ditën e Falënderimeve bëri më dije se ende ka mbetur hidhërimi pas fushatës zgjedhore.
“Nuk është që kalon shpejtë, fatkeqësisht, por ne para vetes kemi rastin që ta bëjmë historinë, ta sjellim ndryshimin e vërtetë në Uashington, sigurinë në qytetet tona dhe begati për komunitetin”, ka thënë Trump, transmeton Klan Kosova.