Lajmet e fundit

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ftuar Korenë e Veriut “për tu ulur në tavolinë” dhe për të diskutuar tërheqjen nga armët bërthamore.
Duke thumbuar me tone të ndryshme rreth retorikës së zjarrtë, ai ka thënë se “shpreson te Zoti”, që të mos vjen puna deri te përdorimi i forcave ushtarake amerikane kundër Penjanit, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Trump ka folur gjatë një konference për media të përbashkët me palën e Koresë së Jugut, Moon Jae-in në Seul, ku është duke zhvilluar turneun më Azi.
Aty Trump dhe Moon ka ripërsëritur thirrjen e tyre ndaj veriorëve për tu denuklearizuar, ku Trump ka shtuar se “më e mira është që Korea Veriore të ulej në tavolinë dhe ta bëjë gjënë e duhur, jo vetëm për vete por për gjithë njerëzimin”.