Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit të dyshuar terrorist në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 të tjerë mbetën të lënduar.
Gjatë një fjalimi në Izrael, ai tha se “shumë të rinj të bukur dhe të pafajshëm u vranë nga humbësit e ligë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Nuk dua t’i quaj monstrumë sepse ata do ta pëlqenin atë term. Do të mendonin se është një emër i mirë”.
“Tash e tutje do t’i quaj humbës sepse të tillë janë”.
“Ne do të shohim shumë prej tyre por ata janë humbës, ta kujtoni këtë”.
“Shoqëria jonë nuk mund të ketë tolerancë për këtë vazhdimësi të gjakderdhjes”.
“Kjo ideologji e ligë duhet shkatërruar në tërësi”, përfundoi Trump.