Lajmet e fundit

Kandidati republikan Donald Trump është takuar me ish-sekretarin e shtetit dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Richard Nixon, transmeton Klan Kosova.
Përpjekjet për të forcuar linjën e tij të politikës së jashtme, e çuan Donald Trump drejt një takimi me njeriun që ka qenë kryekëshilltari i dy presidentëve, Richard Nixon dhe Gerald Ford.
Manjati i pasurive të patundshme ndaloi për rreth një orë në shtëpinë e Henry Kissinger me të cilin kishte komunikuar më parë disa herë në telefon.
Ndihmësit e Trump thonë se Kissinger këmbënguli në organizimin e një takimi.
Pak përpara kësaj, i nominuari i supozur republikan kishte deklaruar për agjensinë e lajmeve Reuters se "nuk e ka problem" të flasë me liderin koreano-verior Kim Jong un për ta bindur të frenojë ambiciet bërthamore të shtetit komunist.
Javën që shkoi, Trump u takua edhe me një tjetër diplomat veteran, James Baker, i cili në të njëjtën ditë kishte thënë gjatë një seance dëgjimore të kongresit se propozimet e Trump për politikën e jashtme do të bënin botën një vend më pak të qëndrueshëm.