Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka nisur sulmet me fjalë drejtuar kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, në lidhje me sigurinë që u kishte ofruar qytetarëve të Londrës pas sulmit terrorist.
Khan ka thënë që qytetarët nuk duhet të alarmohen me ngritjen e prezencës së policisë nëpër rrugët e qytetit.
Megjithatë, Trump akuzoi Khan për minimizim të kërcënimit, duke thënë që deklarata e kryebashkiakut ishte një arsyetim patetik.
Pas sulmit të së shtunës, shtatë persona mbeten të vdekur dhe 48 të plagosur.